E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depot e Selites me defekt, Tirana pa uje

Ne kete prag festash nje pjese e kryeqyteti nuk furnizohet me uje te pijshem per shkak te nje problemi qe ka ne depot e Selites. Kjo ka bere qe e gjithe zona e Tiranes se re, kinostudios, Komunes se Parisit, Kodres se Priftit Sauku por edhe Ali Demi te kene probleme me furnizimin me uje te pijshem. Sipas banoreve te ketyre zonave sasia e ujit te cezma eshte pakesuar, nderkohe qe ne disa prej orareve te furnizimit nuk ka prurje fare. Sipas drejtorise se ujesjellesit, e gjithe kjo ka ndodhur per shkak te nje avarie ne linjen e furnizimit me uje. Behet fjale per nje defekt ne rrjetin e ujesjellesit ne Lanabregas dhe ne Depon e Qytetit Studenti. Per pasoje nderprerje ne furnizimin me uje te pijshem edhe per disa dite deri ne rregullimin e avarise do te kete ne zona te tilla si ne Tiranen e Re, Komuna e Parisit, zonen e Kinostudios, Kodra e Priftit, Sauk dhe ne zonen Ali Demi. Nderkohe burime nga drejtoria e Ujesjellesit kane pohuar se grupe te ndryshme ekspertesh dhe specialistesh kane mberritur ne vendngjarje dhe po punojne per riparimin e defektit dhe furnizimin normal me uje te pijshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›