"Gezuar" kete vit, me Jovanin, mikun e spitalit"
Drilona Nokshiqi
Korridorit te pavijonit te ORL-se ne kete prag festash i eshte shtuar vetem nje peme Krishtlindjesh e pak zbukurime, per sa u perket ambienteve te Qendres Spitalore Universitare eshte po ai qe ishte nje vit me pare, dy vite me pare...shume vite me pare. Pothuajse asgje nuk ka ndryshuar.
Situata
Ne oborrin e spitalit syri te ze po ato levizje te heshtura, po ate veshtrim ne syte e familjareve, te te semureve, po ato bluza te bardha qe rendin pas gjerave te lena pezull.
Ne hyrje te spitalit, edhe pse pak me vonese, dy burra po perpiqen te vendosin pemen e vitit te ri. Ajo nuk bindet. Sapo e vune ne pozicionin e duhur, nje levizje e njerit nga burrat mjaftoi qe ajo te kthehej ne pozicionin fillestar. Pema e vitit te ri qendron e shtrire per toke, ndersa ata qe supozohej ta zbukuronin pemen filluan te qeshnin me te madhe. Ndonjeri duhet te kete leshuar ndonje batute qe e qeshura e tyre te degjohej kaq fuqishem.
Personazhi
Katin e trete, te pavijonit te ORL-se, ku qendronte e shtruar Xhoana, 15-vjecarja nga Pogradeci, kishte pllakosur nje heshtje morti. Qetesi absolute. Nuk kishte asnje shenje qe brenda atyre dhomave te kishte jete, jo me te mendoje se aty mund te ndihej aroma festive e Vitit te Ri.
Dera e njeres prej dhomave ishte e gjysme e hapur. Brenda, nje djale po fliste ne telefon. Edhe ai qeshte, njesoj sikur dy burrat qe po zbukuronin pemen e vitit te ri. Nje e qeshur qe kumbonte ne heshtje. Ndersa, Xhoana qendronte e ulur ne ballkonin e dhomes. Qe prej rreth dy javeve ky ballkon ishte bere hapesira me e dashur ku ajo kalon kohen. Madje, me shume mundesi edhe festen e viti te ri do e kaloje ne po kete ballkon. Por per cudi asaj nuk i vjen aspak keq edhe nese do i duhet te kalonte festen e nderrimit te viteve ne po kete ballkon. "Normalisht qe do me pelqente te kaloja festen me familjen time, por edhe nese e kaloj ketu, nuk ka gje sepse do jem me mikun tim te ri, Jovanin. Ja kalojme shume mire. Pothuajse gjate gjithe dites kalojme ne ballkon duke biseduar, komentuar kalimtaret apo duke bere shaka me njeri-tjetrin" ka pohuar per "Koha Jone", Xhoana Sulollari.
Festa
Xhoana dhe Jovani jane shtruar ne te njejten dite dhe per te njejten arsye. Qe te dy vuajne nga infeksioni ne vesh. Qe prej dites se pare kur jane takuar jane bere miq shume te ngushte. "Eshte i papare fare" thote Xhoana ndersa shikimin e mban te drejtuar nga Jovani. Duke mos lene papermendur edhe rastet kur shakate e tij e bejne ta harroje edhe dhimbjen qe i shkakton infeksioni ne vesh. "Pjesen me te madhe te dites kalojme te ulur ketu, ne ballkon. Nuk eshte te pakten nje person qe ka kaluar ketej dhe te mos e kemi komentuar",- keshtu shprehet pas nje te qeshure 15-vjecarja nga Pogradeci. Edhe Jovani e pohon me te qeshura se koha qe kalojne ne shoqerine e njeri-tjetrit, edhe pse ne ambiente spitalore, eshte shume e kendshme. Madje per te, ky vit i ri do jete nje lloj aventure. Edhe nese kete vit nuk do kete fishekzjarre dhe shampanje, por nje "gezuar!" ne ballkonin e spitalit, Jovani nuk ndien aspak keqardhje.
Matane rruges disa femije vrapojne drejt njeri-tjetrit. Nga qeset nxjerrin fishekzjarret qe i kane blere per ti hedhur naten e nderrimit te viteve. Dikush me shume e dikush me pak, por te gjithe ne fytyrat e tyre kane te pikturuar buzeqeshjen e paster femijerore dhe gezimin qe sjell ardhja e Vitit te Ri. Ata nuk e dine qe shume afer tyre, dy te rinj, te cilet do te donin ti shoqeronin ata ne hedhjen e fishekzjarreve, festen e vitit te ri do e kalojne brenda mureve te spitalit. Por, edhe Xhoana dhe Jovani gezojne festen dhe e dine qe ky vit do te jete i paharrueshem per te dy.
Gatimi per festat
Ashtu sikurse vitet e tjera, edhe kete vit Drejtoria e QSUT-se ka menduar per nje gatim dhe asortimente shtese per pacientet te cilet do te kalojne festat ne pavijonet e ndryshme. Menyja e dites se nderrimit te viteve do te jete me e pasur, duke futur ketu edhe embelsirat. Edhe dietologet kane menduar se cfare eshte e ushqyeshme per pacientet e tyre, por duke mos sjelle probleme tek shendeti i tyre. Nderkohe familjaret te cilet qendrojne prane te shtruarve, shprehen se nuk do te deshironin asnje gje pervecse shendetin e femijes se tyre. "Vajza eshte shtruar dhe i eshte dashur te kryeje nje nderhyrje kirurgjikale. Jam shume e kenaqur qe ajo do te behet me mire, pa te mos festoj fare vitin e ri" pohon Flora, nena e nje10 vjecareje. Ajo pohon se ne fshatin e saj festa e vitit te ri pervec gjelit te detit dhe bakllavase nuk ka asgje te vecante nga ditet e tjera. Per me teper qe nuk ka as ndryshim ne menyren e te festuarit nga viti ne vit.