Celta Vigo i ‘dorëzohet’ Realit

Trajneri i Celta Vigos, Paco Herrera ka pranuar se skuadra e tij pothuajse nuk ka fare gjasa të mposhtë Real Madridin në fundjavë, në duelin e xhiros së tetë në La Liga.
Celta udhëton në Santiago Bernabeu të shtunën dhe 58 vjeçari është pesimist për gjasat e skuadrës së tij. “Ne kemi 90 për qind të mundësisë për tu mposhtur”, deklaroi Herrera për AS.
“Por, prapë e shoh ekipin tim të guximshëm në kërkim të aplikimit të lojës së tij. Ne duhet të besojmë se mund ti mposhtim, dhe të kthejmë përqindjen në 50. Edhe pse jam i kënaqur që kemi atë dhjetëshe”, përfundoi Herrera.