Ronaldo: Mos më krahasoni me Messin!

Yjet e La Ligas, që e përfaqësojnë Real Madridin dhe Barcelonën, vazhdojnë të konsiderohen kandidatët kryesorë për ta fituar trofeun prestigjioz individual.
Të dy gjenden në listën e shkurtër prej 23 lojtarësh, të përpiluar nga FIFA dhe ekspertët nga magazina France Football.
“Rivaliteti është çështje e medieve. Ne jemi konstant në to, të cilët na shfrytëzojnë për të shitur më shumë kopje dhe për ta përmirësuar audiencën televizive. E vërteta është se jam paksa i lodhur me këto krahasime. Është paksa e mërzitshme, por jam mësuar me këtë. Nuk dua të më krahasojnë me të tjerët”, deklaroi futbollisti portugez për France Football.
“Messi dhe unë jemi të ndryshëm, kjo është e qartë. E respektoj atë shumë. Messi mund ta fitojë Topin e Artë, por të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe Xavi apo Iniesta. Dhe, ne nuk duhet ta harrojmë as Drogban e Falcaon. Edhe ata mund ta fitojnë këtë trofe”, vazhdoi ylli i Real Madridit.