Celularet me lire hyjne ne fuqi tarifat e reja

Një shtatori ka sjellë hyrjen në fuqi të tarifave të reja të terminimit, çka do të sjellë uljen e çmimeve për përdoruesit e celularëve. Kjo është faza e dytë e metedologjisë që synon uljen e çmimeve në tregun e telefonisë së lëvizshme. Për Albanian Screen drejtues të Autoritetit që mbikëqyr këtë treg japin detajet e për tre kompanitë celulare më të mëdha në Shqipëri.
"Reduktimi që do të bëhet sot konsiston në reduktimin e tarifave të AMC dhe Vodafone për terminimin e thirrjeve në masën afërsisht 14.5 për qind, ose nga 8.85 lekë në 7.57 lekë për minutë, ndërsa për Eagle Mobile, reduktimi është pak më i madh, nga 10.89 në 8. 85 lekë, që do të thotë një reduktim prej 20 për qind. Cmimet janë cmime me shumicë të një operatori nuk janë të aplikuara për abonentët, por këto cmime ndikojnë në koston e ofrimit të shërbimeve të abonentëve. Ajo që është më e rëndësishme, reduktimi i këtyre cmimeve ndikon në konkurrencën e operatorëve", tha Altin Rrapaj, drejtori i Rregullimit Ekonomik.
Tarifat e terminimit të thirrjeve do të ndryshojnë në katër faza deri në vitin 2013. Autoriteti i Komunikimeve Elktronike dhe Postare ka përcaktuar se dy ndryshimet e rradhës do të kryhen respektivisht me interval një vjeçar në çdo një shtator. Përsa i përket operatorit të katërt celular përcaktimet e tarifave për të do të nisin në 2015 pasi ende nuk është Operator me Fuqi të Ndjeshme në Treg.
Florian Papadhimitri