Problem deficiti Fullani Kujdes me te ardhurat

Defiçiti ishte ndër shqetësimet kryesore me të cilat Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është përballur në mbledhjen e fundit. Guvernatori, pak pas mbylljes së këtij takimi tha se qeveria ka rritur defiçitin dhe duhet bërë kujdes me realizimin e të ardhurave.
“Për shtatë muajt e parë të vitit shpenzimet buxhetore janë rritur me 5.9 % në terma vjetorë. Në të njëjtën kohë, ecuria e të ardhurave fiskale ka qenë më e ngadaltë, e shprehur kjo me rritjen vjetore të tyre prej 2.3 %. Kjo sjellje e të ardhurave dhe shpenzimeve është materializuar me një defiçit buxhetor më të lartë se një vit më parë. Impulsi fiskal në ekonomi s’ka qenë i njëtrajtshëm përgjatë gjithë periudhës”-tha Fullani.
Duke marrë në analizë zhvillimet e këtij viti, guvernatori kërkoi që të përgatitemi për paqëndrueshmëri të bizneseve dhe ndoshta për shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës.
“Eksportet u zvogëluan me rreth 2.8 % në terma vjetorë gjatë kësaj periudhe, duke reflektuar reduktimin e eksportit të energjisë e cila është një përbërës mjaft i luhatshëm i tyre. Nga ana tjetër importet vijuan rritjen, por me një ritëm më të ngadalshëm në krahasim me 3-mujorin e parë të vitit. Zhvillimet në tregun e punës duken të ngadalta dhe nuk përmbajnë premisa për lindjen e presioneve të qëndrueshme inflacioniste”-theksoi ai.
Inflacioni ka qenë brenda synimeve të bankës qendrore, kjo falë uljes së çmimeve që patën shumë prodhime bujqësore. Problem për konsumatorët vijojnë të jenë mallrat e importit, të cilat po njohin vetëm rritje të çmimeve si për shkak të tregjeve të origjinës ashtu dhe për shkak të kursit të këmbimit.
Florian Papadhimitri