E Diel, 1 Nëntor 2026

Partitë tona nuk janë parti, por marka biznesi në treg

Partitë politike në Shqipëri më ngjajnë me ca ndërmarrje private me pronar dhe të punësuar. Më thoni, çfarë është tipari kryesor i një biznesi privat? Fakti që ka një pronar apo ajo? Dhe që pronari nuk ndryshon kurrë, vetëm në rast se vendos ta shesë pronën e vet, apo jo?

A nuk ndodh me partitë shqiptare e njëjta gjë? Biznesi i Berishës quhet PD, biznesi i Metës quhet LSI. Edhe PS që ka tentuar një ndryshim me Edi Ramën, po provojnë t’ia kthejnë prapë pronarit. (Shpresoj që edhe vetë Rama mos shndërrohet në pronar). Gjithë partitë e tjera, të vogla e të mëdha, a nuk përfaqësohen prej vitesh nga e njëjta fytyrë parazite kryetari, që del e na kumton se si po i heq brekët herë me njërin, me demek “koalicion”, e herë me tjetrin?

Keshtu që për në qytetarët e “papunësuar” në këto biznese, pak shpresë ka se kemi për të rregulluar jetën tonë. Dy rrugë ka: Ose të punësohesh në këto ndërmarrje të fuqishme, ose të ikësh, sepse në këtë copë diell që quhet Shqipëri nuk ka vend për ty.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›