Celulari i katert "PLUS", ne treg me teknologji te larte dhe tarifa te lira
Kompania e katert celulare, "Plus" (Mobile 4 sha) ka angazhuar 100 milione euro investime per t'u prezantuar ne tregun vendas kete vere. E zoteruar nga biznesi vendas, kompania me e re celulare do te kete nje profil totalisht shqiptar dhe pritet te konkurroje ne treg me tarifa me te lira dhe me teknologji te larte. Fillimisht sherbimet do te ofrohen ne zonen Tirane -Durres-Rinas dhe me pas ne te gjitha akset kombetare, per t'u shtrire ne te gjithe vendin. Duke sqaruar procesin e prezantimit ne treg te "Plus", drejtori Ekzekutiv, Moni Buchnik njoftoi dje se jane nenshkruar tashme marreveshje tregtare me furnitoret kryesore te rrjetit, pas procesit tenderues. Keshtu ne vijim te pergatitjeve, disa kompani shqiptare jane kontraktuar per kryerjen e punimeve te nevojshme, per ndertimin e rrjetit, ndertimin e stacioneve te backbone, stacioneve ne terren, stacioneve ne godina, ofrimin e sherbimeve dhe pajisjeve elektrike, mirembajtjen e rrjetit si dhe sherbimin e sigurise fizike per rrjetin etj. "Nokia Siemens" eshte perzgjedhur si furnitori i RAN (Radio Access Network) dhe pajisjeve te Core Network (centralit). NEC eshte perzgjedhur si furnitor i rrjetit backbone dhe linqeve te tij microwave. "Comvers" eshte kompania e perzgjedhur per te ofruar pajisjet BSS / VAS (tarifimi dhe sherbimet me vlere te shtuar). "Ne jemi shume te kenaqur me teknologjine dhe furnitoret tane. Per ne, ky proces ishte i rendesishem per te siguruar cilesine e sherbimit dhe per te permbushur objektivat tona te biznesit. Tashme qe kontratat jane nenshkruar, ne jemi te bindur qe kemi teknologjine me te mire dhe me te fundit qe do te na mundesoje: shpejtesi drejt tregut, fleksibilitet, inovacion/diferencim, avantazh konkurrues dhe nje rrjet te konsoliduar per te perballuar sfidat teknologjike qe kemi perpara", tha drejtori i Ekzekutiv, Buchnik. Ai gjithashtu prezantoi parimet e biznesit dhe vizionin e kompanise. Ai tha qe "Plus" do te fokusohet ne ndertimin e nje rrjeti cilesor ne nje kohe rekord, me qellim permbushjen e detyrimeve ligjore dhe rregullatore, si dhe ne ofrimin e vlerave me te mira te sherbimit ndaj klienteve. Ai theksoi qe kompania synon te shnderrohet ne nje lider tregu ne fushen e Telekomunikacionit, duke sjelle vlera te shtuara tek klientet, sikurse shprehet ne menyre mjaft domethenese edhe ne emrin e markes se kompanise "Plus".
Sherbimi, fillimisht ne Tirane-Durres
Deri me tani "Plus" ka perfunduar procesin e kontraktimit per me shume se, 100 stacione baze dhe eshte aktualisht ne procesin e ndertimit te 50 stacioneve te tjera. Mbulimi do te shtrihet ne faza, duke filluar nga zona Tirane - Durres - Rinas dhe me pas, do te shtrihet ne qytetet kryesore dhe rruget kombetare. Investitoret kane planifikuar te investojne rreth 100 milione euro gjate dy viteve te para, prej te cilave rreth 35 milione jane vendosur aktualisht ne dispozicion nga ana e investitoreve shqiptare. Kompania do te vazhdoje te investoje per optimizimin e rrjetit dhe shtimin e portofolit te sherbimeve ne vitet e ardhshme." - shtoi Buchnik Ndersa kryetari i Bordit Drejtues te "Plus", Petraq Shomo, tha se, "Plus"-i eshte i vetmi biznes shqiptar ne fushen e telefonise se levizshme dhe po hyn ne nje mjedis mjaft konkurrues. "Sidoqofte, tha ai, ne jemi te bindur ne suksesin tone per shkak te sigurimit te teknologjise me te mire dhe me te fundit".
Ekipit me te mire te punonjesve, qe te gjithe shqiptare, qe po punojne per te sjelle kompanine ne treg me avantazhe shume te forta konkurruese (si teknologjike ashtu edhe tregtare). Nga ana tjeter bashkepunimi permes partnereve shqiptare te biznesit do te maksimizojne eficencen e kostos. "Ne do te fitojme besimin e konsumatoreve, per shkak te produktit dhe cilesise qe ne ofrojme, por edhe per shkak se aktiviteti yne eshte nje kontribut direkt ne ekonomine e vendit dhe ne jeten e shqiptareve. Ne do te hapim ne menyre direkte dhe indirekte mundesi punesimi, si dhe do te krijojme bashkepunim me biznesin", tha Shomo. Ai tha se per here te pare nje kompani celulare do te riinvestoje fitimet brenda vendit, per shkak se kapitali eshte teresisht vendas.