E Shtunë, 31 Tetor 2026

Census 2011, 54% e shqiptarëve në qytet, 46% në zonat rurale

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO TIRANË - Instituti i Statistikave ka organizuar një konferencë për të paraqitur Censusin e vitit 2011 krahasuar me atë të vitit 2001. Në Censusin e ri rezulton se 54% e popullsisë jetojnë në zona urbane, duke regjistruar kështu 16% rritje në rang vendi krahasuar me vitin 2001. Durrësi Lezha dhe Tirana kanë rritjen më të madhe të popullsisë. Ndërsa ulja e popullsisë rurale është me 27 %.

Tirana regjistron një rritje të vogël të kësaj popullsie në zonat rurale me 3%. Lezha, Lushnja dhe Gjirokastra kanë uljen më të madhe të popullsisë, me 40% në zonat rurale. Kukësi rezulton prefektura me moshën më të re mesatare të popullsisë, 30 vjeç,ndërsa Gjirokastra qarku me moshën më të madhe, 40 vjeç, krahasuar me moshën mosatare të popullsisë shqiptare, 35 vjeç. Në Gjirokastër, hendeku është krijuar nga emigracioni dhe përqindja e lartë e të moshuarve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›