Alketa Vejsiu: Edi Rama idhulli im, dua të jetë kryeministër
TIRANË- Surprizë në ditën e dytë të Konventës Zgjedhore të Partisë Socialiste ka qenë edhe fjala e prezantueses së njohur Alketa Vejsiu. Sic deklaroi që në nisje të fjalës së saj ishte aty si një qytetare që pa hezitim mbështeste Edi Ramën dhe shpresonte që ai, idhulli i adoleshencës së saj të ishte kryeministri i ri i Shqipërisë, pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
“Nuk jam socialiste, por një gjë është e sigurt se do votoj për Shqipërinë e Edi Ramës, jam e bindur që në Shqipërinë e rilindur, të majtë e të djathtë do kenë mundësi të gdhihen e të ngrysen të lirë, pa patur frikë se do jenë me Edin apo kundër tij. Shpresoj që ai të jetë kryeministri ynë i ri”, tha Vejsiu.
Me një rrëfim të sinqertë e të ngrohtë Vejsiu ndau me cdo qytetar mendimin që kishte për një politikan, tek i cili sic tha ajo besonte ëndrrat për ndryshimin e vendit.
“Është idhulli i adoleshencës sime, i vetmi politikan që qetësisht mund ti besoj votën time. Kam qenë 14 vjec kur e kam takuar për herë të parë këtë personazh. Mund t’ju them se është i vetmi ministër Kulture që mund të mbaj mend”, tha Vejsiu.
Ajo beson tek Edi Rama pasi, “Transformoi Tiranën në një kryeqytet që mban era Europë. Ai është njeriu që rilindi Tiranën dhe i riktheu Shqipërisë kryeqytetin e humbur mes plehrash. Unë besoj që nuk e kërkon votën time për pushtet por për të ndjekur ëndrrën, për ta shndërruar Shqipërinë në vendin që meritojmë”, rrëfeu ajo më tej.
(m.a/BalkanWeb)