E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, arrestohet djali i kreut të Parlamentit të Maqedonisë

Mediat greke bëjnë të ditur se në 30 prill është arrestuar në Greqi, djali i kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë Traiko Velianoski. 

Arrestimi i 20 vjecarit Filip Velianoski, i cili ndodhej në Greqi për të festuar Pashkët, u bë sepse gjatë kontrollit, në bagazhin e makinës së tij u gjet një sasi droge dhe një thikë. 

Djali pohoi në prokurori se droga ishte e destinuar për përdorim personal dhe se nuk e dinte që në Greqi kërkohet leje nga policia për mbajtjen e një thike. 

Prokuroria caktoi seancën gjyqësore për në datën 5 korrik, ndërsa i riu u lejua të kthehet në Shkup. Gjitashtu policia e shpalli atë “person non grata» për pesë vitet e ardhshme. 

Sipas mediave greke, lajmi për arrestimin e djalit të zyrtarit të lartë, u "varros" nga shumica e mediave të Shkupit, të kontrolluara nga qeveria e Gruevskit, ndërsa disa raporte të paqarta flisnin për "djalin e një politikani të famshëm të arrestuar për drogë në Greqi." 

Nuk është hera e parë që femijët e Velianoskit krijojnë problemem për babanë e tyre. Në fillim të vitit, fotot sensuale që vajza e tij 23 vjece postoi në Instagram, u bënë tituj kryesor në mediat vendase.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›