Kuçi s’heq dorë: Do të ketë traktat paqeje me Serbinë
PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, shprehet optimist se gjatë kësaj jave palët do të arrijnë pajtim për planin implementues të Marrëveshjes. Ai thotë se muajin tjetër do të shihen veprime të prekshme në fillimin e implementimit të marrëveshjes në veri.
Gjithashtu ai shprehet i sigurt se s’do të ketë Traktat Paqeje me Serbinë, pa u zgjidhur problemi i të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Në një interviste për “Zërin”, bashkëpunëtori më i ngushtë i kryeministrit Thaçi në Qeveri bën të ditur se verifikimin e pjesëtarëve të MUP-it dhe të ashtuquajturës “Civilna Zastita” në veri të Kosovës nuk do ta bëjë Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), por EULEX-i.
Kuçi po ashtu nuk e hedh poshtë mundësinë që ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vitin tjetër, ndonëse pranon se Hashim Thaçi është lider i pakontestueshëm brenda PDK-së.
(m.a/kd/BalkanWeb)