Greqi, “Dita e Kulturës Shqiptare” nga shoqata “Studenti”
Për të tretin vit radhazi Shoqata “Studenti” në Greqi, me qendër në Athinë, organizoi më 19 maj, “Ditën e Kulturës Shqiptare”.
Studentët shqiptarë, gjithnjë nismëtarë të aktiviteteve kulturore për evidentimin e vlerave të traditave të bukura shqiptare, kanë paraqitur edhe këtë vit një program të larmishëm, plot atdhedashuri e nostalgji, duke theksuar se “Ne jemi të aftë të mbrojmë traditat tona, të mos harrojmë kurrë gjuhën e kulturën amë, sado larg atdheut të ndodhemi”.
Të pranishëm ambasadori i Shqipërisë në Greqi, z.Dashnor Dervishi si dhe përfaqësues të tjerë të shoqatave të ndryshme dhe shtypit në emigracion. Përshëndetën kryetare e Shoqatës “Studenti”, Tina Ilsa Mane dhe ambasadori, z. D. Dervishi, ndërsa programi ishte përgatitur me profesionalizëm nga Xhuljeta Veizaj dhe Silva Kaceli.
Sajmir Asllani solli poezi prekëse, grupi lab “Lot Kurbeti” emocionoi sallën me folklorin e pasur shqiptar ndërsa Enida Shuli dhe Paola Rustemi mbajtën simpoziumin për turizmin, me referim të gjatë në të gjitha pikat turistike të Shqipërisë. E gjithë salla u ngrit në këmbë për të shoqëruar grupin e valleve popullore të Shoqatës Studenti, me kostumet tradicionale, të cilët me të vërtet sollën një “Shqipëri” të vogël në mes të Athinës.
Të palodhur, për orë të tëra kanë vallëzuar të rinjtë e të rejat Aida Naci, Erestina Zace, Xhuljeta Veizaj, Eneida Mane, Vangjeli Petro, Enis Fejzulla, Eraldo Cipa, Klement Rrasa dhe Erik Petro. Veriu i Shqipërisë vizitoi Akropolin me përfaqësuesin e fortë të këngës me çifteli nga Gjergji Shehu për të vijuar me respekt e mirënjohje nga Rozana Dajlani dhe Aida Naci për shkrimtarët e mëdhenj të Shqipërisë, ndërsa në fund, “qershia mbi tortë” një pjesë teatrale me titull “Dasma Tradicionale Shqiptare” me detaje nga të gjitha krahinat e atdheut tonë. “Dita e Kulturës Shqiptare” u mbyll me një bufe të përgatitur nga vetë studentët, me shije të ndryshme, rrëmbyer nga “sekretet” e amvisave-nënave shqiptare në emigracion.
Me shumë dashuri e nivel të lartë profesional, të palodhur e të papërulur nga problemet me të cilat ndeshen në realitetin vendas, studentët tanë ofrojnë, në një periudhë kaq të vështirë për familjen shqiptare në emigracion, një oaz çlodhës e argëtues, duke u bazuar në forcat e veta dhe dashurinë e madhe për mëmëdheun, e duke dërguar kudo mesazhin e tyre të fuqishëm: “E ardhmja e Shqipërisë- siç na quajnë, nuk i harron traditat e atdheut, por i mbron e i pasqyron kudo që të jetë, me kokën lart”!
(Plus Gazeta Athina/Balkaweb)