E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samaras në Baku, Athina shpresëplotë për gazsjellësin TAP

Qeveria greke shpreson se për të transportuar gazin natyror në Evropë, Azerbajxhani do të zgjedhë gazsjellësin Trans-Adriatik Pipeline, tubacion që do të kalojë si përmes Greqisë, ashtu edhe në Shqipëri. Kjo shpresë e Athinës është forcuar pas vizitës së kryeministrit Antonis Samaras në Azerbajxhan.

Sekretari i përgjithshëm i Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme, Panajotis Mihalos tha se "jemi në fund të përgatitjeve dhe kemi shpresë, që deri në qershor autoritetet azere të kenë zgjedhur TAP për transportin e gazit në Evropë".

Mihalos tha se procesi i nënshkrimit të Marrëveshjes mës qeverive të vendeve pritëse me konsorciumin e TAP janë në fazat përfundimtare.

Menaxheri i TAP për Greqinë, Rikard Skufias, tha se "vizita Samaras në Baku, ku zhvilloi bisedime me homologun e tij Ilham Alijev, ishte një sukses".

Shqipëria, Greqia dhe Italia nënshkruan në Athinë në shkurt një marrëveshje që siguron mbështetjen e plotë politike të të tre vendeve për projektin TAP.

Sipas një studimi nga Fondacioni për Kërkime Ekonomike dhe Industriale, Greqia do të shohë investime prej 1.5 milion euro si pasojë e tubacionit me krijimin e drejtpërdrejtë të 2 000 vendeve të punës. Edhe Shqipëria shpreson në hapjen e vendeve të punës dhe hyrjen e investimeve me zbatimin e këtij projekti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›