E Diel, 1 Nëntor 2026

Censusi, AK: Qeveria të publikojë të dhënat për etninë dhe fenë

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi i ka kërkuar qeverisë që të publikojë sa më parë të dhënat zyrtare të Censusit përsa i përket etnisë dhe fesë.

Përfaqësuesit e Aleancës deklaruan se kanë kaluar 6 muaj dhe shqiptarët nuk kanë asnjë informacion zyrtar për këto dy pyetje të Censusit.

Sipas AK-së, Athina po mban peng saktësinë e të dhënave dhe po nënshtron qeverinë shqiptare me shpresë manipulimi sipas interesave helene.

Aleanca Kuq e Zi i kërkon qeverisë që të publikojë sa më shpejt këto të dhëna, të shpjegojë mospublikimin e deritanishëm, si dhe të bëjë transparencën e të gjithë procesit të Censusit.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›