Censusi, AK grisni formularët
Aleanca Kuq e Zi I ka bërë sërish thirrje qytetarëve në ditën kur startoi edhe regjistrimi I popullsisë të grisin formularin.
Sipas AK INSTAT shkeli vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kombësinë dhe deputetët nuk pranuan faktin e mbledhjes së 40 mijë firmave nga ana e tyre.Aleanca kuq e Zi ritheksoi dhe një herë se feja dhe kombësia duhet të hiqen nga formulari.
Ndërkohë ditën e djeshme Ministri i Inovacionit Genc Pollo, njkohësisht edhe kryetar i komisionit të Censusit bëri thirrje që të lihen pas polemikat dhe të gjithë të bashkëpunojnë për realizimin me sukses të këtij procesi.
15.000 regjistruesit zyrtarë, të trajnuar nga Instituti i Statistikave, do të trokasin sot në dyert e shqiptarëve për të filluar procesin e regjistrimit, ndërsa ky procesi do të zgjasë deri më 21 tetor.
Sipas INSTAT-it, përkatësia etnike dhe ajo e besimit mbetet në dëshirën e deklaruesit ta bëjë të njohur apo jo, pra nuk është detyrim.