Inspektorët e drejtësisë skanojnë historikun gjyqësor të Aldo Bares
06/10/2011 Ekspertët marrin procedurat ligjore nga arrestimi në Turqi deri tek rrëzimi i “të përjetshmit”
Elton Qyno
TIRANE- Procedurat ligjore të ndjekura deri më tani nga gjykata gjatë shqyrtimit të çështjes ndaj kreut të Bandës së Lushnjës Aldo Bare, janë bërë objekt i një inspektimi nga Ministria e Drejtësisë. Tre inspektorë të këtij dikasteri kanë zbarkuar dje në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku mësohet se do verifikojnë me imtësi të gjithë hapat ligjorë që ka ndjekur gjykata, që nga momenti i arrestimit në Turqi të kapobandës së Lushnjës Aldo Bare e deri në vendimin e fundit të dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila vendosi të rikthejë çështjen në gjykatë. Urdhri për inspektimin e dosjes ku i pandehur është njeriu më i përfolur i botës së krimit në Shqipëri, është dhënë nga ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, që siç duket pas vendimit të rrëzimit të burgut përjetë, ministria kërkon të shohë praktikën ligjore në gjykimin e çështjes Aldo Bare. Në fakt shkeljet procedurale jo pak herë i ka ngritur në gjykim edhe avokati i të pandehurit, i cili ka këmbëngulur dy herë se Aldo Bares nuk i është komunikuar akuza në kohën që ishte në Turqi, se Aldo Bares i kanë përfunduar afatet e paraburgimit për shkak të mbajtjes në paraburgim tre vjet në Ankara derisa ai u ekstradua, si dhe mossaktësimin e pozicionit të njeriut kyç në këtë proces Gramoz Selmanit. Bare pas rrëzimit të burgut përjetë, nëpërmjet avokatit të tij është duke marrë hapa ligjorë për pushimin e dosjes dhe lirimin e menjëhershëm nga qelitë ku mbahet i izoluar. Ndërkohë që dhe Prokuroria, është duke planifikuar nisma, me qëllim mbajtjen në qeli të kapobandës së Lushnjës Aldo Bare. Ky i fundit i njohur dhe me emrin Alfred Shkurti, akuzohet nga Prokuroria për 12 vepra penale, duke filluar nga vrasjet deri në krijimin e organizatës kriminale. Momentalisht, çështja në ngarkim të tij pritet të rifillojë nga e para, dhe se në gjyqin që do ribëhet do i duhet KLD-së të caktojë pesë gjyqtarë nga gjykatat e rretheve. Ndërkohë që Prokuroria duhet të rinjoftojë dhe një herë tjetër 120 persona që kanë dëshmuar në seancën gjyqësore kundër të fortit të Lushnjës.
7 vjet
Shtatë vitet e burgut, që Gjykata e Apelit Durrës i ka dhënë Aldo Bares, për akuzën e falsifikimit të dokumentacionit, janë edhe arsyeja që po mban në qeli drejtuesin e Bandës së Lushnjës, Aldo Bare. Prej tre ditësh i forti i Lushnjës është “zhveshur” nga dënimi me burgim të përjetshëm dhe se sipas pretendimit të mbrojtjes ai duhet të lirohej.
Emri
Emri i Aldo Bares, sipas drejtësisë shqiptare, rezulton të jetë i falsifikuar dhe se është përdorur nga Alfred Shkurti, për t’u larguar nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë dhe më pas në Turqi. Për t’i shpëtuar, syve të policisë shqiptare, Shkurti ka falsifikuar emrin duke u quajtur Aldo Bare, dhe që kishte kompetencat e presidentit të Federatës Shqiptare të Shahut.