Censusi, Athina zyrtare ka rezerva për rezultatet
ATHINE - "Ministria e Jashtme i ka ndjekur nga afër të gjitha zhvillimet që lidhen me regjistrimin në Shqipëri, dhe ka bërë atë që është e duhur, si në nivel dypalësh ashtu dhe në nivel evropian, për të siguruar integritetin e procesit dhe mospengimin e regjistrimit të anëtarëve të pakicave kombëtare greke dhe çdo vend të qëndrimit tyre", ka thënë në një letër Ministri i Punëve të Jashtme Stavros Dimas, duke iu përgjigjur me shkrim në këtë mënyrë, pyetjes së depozituar në Parlament nga deputeti i LAOS, Aivaliotis.
Ky i fundit ka thënë në pyetjen e tij se "Qeveria shqiptare bëri ndryshime në pyetësor, dhe vendosi pengesa për procesin, duke përfshirë edhe gjobat, në mënyrë që të pengojë regjistrimin e qytetarëve me origjinë greke dhe të dekurajojë ata që duan të deklarohen grekë."
Sipas angjencisë shtetërore të lajmeve, së cilës i referohen gjithë mediat e tjera greke, Dimas gjithashtu vë në dukje se "vendimi i përfaqësuesve të pakicave të mëdha, duke përfshirë edhe minoritetin kombëtar grek, për të ftuar anëtarët e tyre që të braktisin procesin, tregoi një mungesë të rëndë besimi të pakicave në shtetin shqiptar."
Ministri shton se “kjo së bashku me pretendimet për parregullsi në procesin e regjistrimit të popullsisë, vë në diskutim besueshmërinë e rezultateve të përftuara nga përpunimi i të dhënave, të madhësive të grupeve të pakicave dhe zonave ku ata jetojnë".
"Respektimi i të drejtave të njeriut dhe të pakicave në BE është një kriter thelbësor për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE," vëren në letrën e tij Ministri i Jashtëm Stavros Dimas dhe thekson se respektimi i të drejtës së vetëvendosjes së lirë gjatë kryerjes së regjistrimit, është deklaruar nga raporti i fundit i Komisionit Evropian të progresit për Shqipërinë, si e një rëndësie kritike.
Gjithashtu ministri Dimas kujton se "Greqia ka investuar gjithmonë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Shqipërinë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, duke e konsideruar dukshëm në këtë drejtim, mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke, e cila përbën një urë të miqësisë midis dy vendeve".