E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Shpjegime për vdekjen e minatorëve, METE: Akuzat dërgojini në Prokurori

TIRANË- Ministria e Tregtisë Ekonomisë dhe Energjitikës i ka kthyer sot një përgjigje letrës së 8 deputetëve të opozitës drejtuar ministrit Nasip Naco.

METE në reagimin e saj thekson habinë e saj, dhe i kërkon deputetëve socialistë arsyen sepse në letrën e dërguar pranë zyrave të saj mungonin në emrat e firmëtarëve, deputetët e zonës së Bulqizës përkatësisht, Qemal Minxhozi dhe Aadri Abazi në këtë letër.

METE thekson në reagimin e saj "se pyetjet e ngritura nga deputetët socialist i përkasin viteve 2009-2005, ndërkohë që vëren se në këto vite firmëtarët nuk kanë qënë pjesë e strukturave të PS-së".

METE duke i siguruar deputetët socialistë se do i kthejë së shpejti një përgjigje zyrare, u bën thirrje që çdo akuzë në adresë të kësaj ministrie ti dërgojnë në Prokurori.

Deputetët firmëtarë, Sajmir Tahiri, Edurard Shalsi, Anduel Xhindi, Besnik Baraj, Aratan Gaci e Blendi Klosi kanë kërkuar dje nëpërmjet një letre dërguar METE, shpjegime për vdekjen e minatorëve në minierat e Bulqizës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›