E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, Basha: Transparencë për paratë e taksapaguesve

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka vijuar konsultimet për projektbuxhetin 2011 të Bashkisë së Tiranës me qytetarët e njësinë bashkiake numër 7.

Kryebashkiaku Basha nënvizoi rëndësinë që ka ky konsultim i buxhetin si në rritjen e transparencës para qytetarëve, por edhe të adresimit sa më të mirë të problematikës me të cilën ndeshen qytetarët e Tiranës.

“Kjo është transparencë e rëndësishme sepse ju ofron të gjithëve, duke nisur nga qytetarët mundësinë për të parë se ku shkojnë paratë e taksapaguesve dhe si po përdoren ato. Në tërësi, buxheti që është 70 milionë dollarë parashikon një trefishim të investimeve në krahasim me vitin më të mirë të investimeve publike të Bashkisë së Tiranës, si dhe mbështetje të mjaftueshme finaciare për të gjitha zërat e tjerë në veçanti për infrastrukturën sociale dhe mbështetjen sociale” , theksoi Basha.

Basha bëri të ditur edhe projektet konkrete në njësinë bashkiake numër 7, që mbështeten nga projekt buxheti ndër të cilat rrugë çerdhe, kopshte, shkolla, Qendra sociale etj.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha në njësinë nr.7

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›