E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi, Dule i ankohet Athinës zyrtare

TIRANË Athina zyrtare është njoftuar dje për shqetësimin që kanë PBDNJ-ja dhe OMONIA lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule deklaroi pas takimit me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Stavros Dhima, se biseda me shefin e diplomacisë greke është përqendruar tek procesi i censusit, i cili sipas tij është i dështuar dhe shkon kundër interesave të minoritetit grek. Në takimet e Athinës së bashku me Dulen ishte dhe kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano. Prej kohësh, minoriteti grek në Shqipëri nuk njeh regjistrimin e popullsisë dhe as rezultatet e dala prej censusit. Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka theksuar se qeveria dështoi me procesin e regjistrimit, me argumentin se nuk janë respektuar si duhet të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Kryetari i PBDNJ-së dhe drejtues të OMONIA-s kanë përsëritur qëndrimin kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e termit “kombësi” nga ligji i shërbimit të gjendjes civile. Sa i përket regjistrimit, vetë OMONIA është shprehur se brenda këtij viti do të kryejë numërimin e popullsisë greke që jeton në Shqipëri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›