E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol makinës së një efektivi policie në Vlorë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar ku automjeti me targa angleze në pronësi të efiktivit të policisë së Vlorës Andi Bega ka shpërthyer por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Sipas informacioneve makina e efektivit të policisë ishte parkuar pranë banesës së tij në momentin e shpërthimit duke krijuar edhe panik tek banorët e pallatit.
 

Policia po heton në dy pista, e para që ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës dhe e dyta për shkak të ndonjë konflikti personal të efektivit të policisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›