E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e te moshuarve Berisha Me shume perkujdesje

Shtëpia e të moshuarve në Tiranë, do t’i nënshtrohet rindërtimit. Këtë premtim i ka bërë kryeministri të moshuarve që jetojnë këtë shtëpi. Ai tha se ndryshe nga pesë vjet më parë, kur për ushqimin atyre u mbahej 80 % e pensionit, tashmë kjo masë është vetëm 40%. Kreu i qeverisë vuri në dukje se është pesëfishuar edhe fondi i ilaceve që subvencionohen.

“Ketë shtëpi do ta rindërtojë. Unë i kërkoj drejtorit që sëbashku me ju, të diskutojë të gjithë planin e rindërtimit të saj, në mënyrë që ta bëjnë sa më të përshtatshme për ju. Ne do të bëjmë gjithçka për hapa të tjera, në mënyrë që ju në këto shtëpi të kujdesit, të keni të gjithë kujdesin e merituar”, tha Berisha.

I pranishëm në një qendër ditore për moshën e tretë, e rihapur  nga bashkia, kreu i saj Lulzim Basha, premtoi hapjen e qendrave te tjera brenda një kohe të shkurtër. Ai bëri të njohur se shumë shpejt do të jetë një realitet premtimi i tij elektoral për transport publik falas për të moshuarit.  

“Brenda qershorit të vitit të ardhshëm ne do të hapim të paktën 5 qendra të tilla, anë e mbanë qytetit të Tiranës. Unë nuk e kam harruar premtimin tim tjetër dhe së shpejti do të mbledh të gjitha shoqatat e transportit publik në Tiranë dhe do të dekretoj transport publik falas për gjithë pensionistët mbi 65 vjeç”, tha Basha.

1 tetori  është  përcaktuar si  dita ndërkombëtare  e moshës së tretë. Në këtë ditë jo vetëm në vendin tonë organizohen aktivitete  sensibilizuese, për këtë kategori  e cila zë një pjesë të konsiderueshme të komunitetit.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›