E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi per paketen e Rames Nuk zgjidh krizen

Paketa per integrimin e ofruar nga PS nuk zgjidh krizen politike. Ajo eshte vetem per ti rikthyer opozites disa te drejta ta mohuara ne sallen e parlamentit ne keto vite. Opinioni eshte i skender gjinushit kreut te socialdemokrateve, qe nuk e sheh si zgjidhje te krizes politike ne vend draftin e propozuar nga selia roze, edhe ne rast se ajo merret parasysh nga mazhoranca.

"10 pikat janë vetëm për të kthyer në normalitet disa nga shtrembërimet që janë bërënë këto vite. Për të rifituar opozita disa të drejta të dhunuara, sigurisht që po të dhunohen të drejtat e opozitës, dhunohen parimet e demokracisë, prishet stabiliteti demokratik dhe as që bëhet fjalë për të ecur përpara. Pra, këto janë vetëm një hap. Por, dhe pori është kjo që nuk mund të zgjidhet kriza as te kthehet normaliteti me qeverinë që i ka shkaktuar, e cila tashmë ka hyrë në rrugën antiligj, antikushtetutë, antireformë dhe nuk del dot. Nuk mund ti kërkosh qeverisë më të korruptuar në Europë, të luftojë korrupsionin", tha Gjinushi.

Gjinushi shton se  eshte pretendim i naiveve apo dashakeqeve qe konsensusi i munguar i opozites ne parlament per ligjet me 3 te 5 e votave po pengon marrjen e statusit kandidat te shqiperise ne bashkimin europian. Sipas tij, nese sic pritet vjen refuzimi i rradhes per shqiperine nga BE, pergjegjsia eshte krejtesisht e qeverise te cilen  e akuzon se e ka lene vendin tone ne fund te rajonit per proceset integruese.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›