Censusi numri i popullsise ne Shqiperi ka rene me 7.7

Instituti i Statistikave informon se numri i popullsisë në territorin e Republikës së Shqipërisë ka rënë me 7.7 për qind krahasuar me vitin 2001. Bazuar të rezultatet paraprake të Censusit 2011, INSTAT deklaron se numri total i banorëve arrin në 2,831,741. Këtu nuk përfshihen refuzimet. Arsyet e rënies së numrit të popullsisë janë: emigracioni i shtetasve shqiptare drejt vendeve të huaja si dhe rënia e nivelit të lindjes në raport me vdekshmërinë.
Sipas të njëtave të dhënave, ka një rritje të baneaave prej 37 për qind, në krahasim me vitin 2001.
Një rezultat interesant nga Censusi i këtij vitit është edhe treguesi më i lartë i meshkujve me 50.2 për qind në krahasim me femrat, të cilat janë në nivelin e 49. 8 per qind të totalit të popullsisë.
Të dhënat finale të Censusit 2011 do të dalin në fund të vitit 2012. Këto të dhëna do të ndihmojnë për të ndërtuar politika nga autoritete në të ardhmen, që lidhen me mirëqëninen dhe interesat e qytetarëve shqiptarë.