E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, grabitet me armë drejtoria e kolaudimit të automjeteve

VLORE - Sërish grabitje me armë në qytetin e Vlorës. Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur drejtorinë e kolaudim të automjeteve.

Sipas policisë, personat e paidentifikuar kanë hyrë në zyrat e kësaj drejtorie dhe kanë kërcënuar më armë punonjësit, duke marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Pas grabitjes autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa po hetohet për të mësuar rrethanat e ngjarjes dhe identitetin e tyre.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›