Integrimi, Berisha: PS pranoi angazhimin, bashkë plan të ri veprimi
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi sot në se strategjia e integrimit për periudhën 2013-2020 ka objektiv madhor "Shqipëria vend i zhvilluar në BE".
Gjatë fjalës së tij të mbajtur në komitetin e hartimit të strategjive, kryeministri nënvizoi se tashmë me angazhimin e opozitës në procesin e integrimit do të hartohet një plan i ri veprimi për përshqirjen e vendit në familjen e madhe Europiane.
"Procesi njohu një ngadalësi për disa qëndrime që tashmë janë totalisht të njohura. Fakti është se opozita është angazhuar të ndihmojë në proces dhe ky është zhvillim pozitiv. Ministria e Integrimit dhe Komisioni i Integrimit rishqyrtoi planin e ti të veprimit. Ky plan ka mbështetje totale të spektrit politik shqiptar”,- theksoi Berisha.
Shefi i qeverisë shqiptare cilësoi qeverisjen e hapur një nga strategjitë themelore të proceseve zhvilluese në vend.
“Strategjia duhet të përcaktojë rrugën e zhvillimit. Themelore është dhe do të mbetet Shqipëria dixhitale, dhe qeverisja e hapur. Ky duhet të jetë një nga drejtimet kryesore të strategjisë dhe përpjekjeve të tona ardhshme. Kjo nismë e rëndësishme e ndërmarrë nga presidneti Obama dhe presidetja braziliane. Objektivat e kësaj nisme, janë objektiva konkrete të strategjië tonë. Ne duhet të përparojmë këto objektiva. Shqipëria vend i zhvilluar. Shqipëria e bazuar mbi dijen. Ekonomia shqiptare e bazuar mbi dijen si kusht themelor, mbi zhvillimin”,- theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha nënvizoi se në procesin e planifikimit të strategjive të vendit do të zhvillohen konsulta me shoqërinë civile dhe botën akademike.
(el.me/BalkanWeb)