Centralet atomikë, Shqipëria vendi më i rrezikuar në rajon
Nëse në vendet e rajonit ndodh një shpërthim bërthamor, pasojat në ujë, ajër apo tokë do të ishin të njëjtat sikur ky shpërthim të ndodhte në Shqipëri, apo shumë pranë vendit tonë. Për të paralajmëruar për të tilla rreziqe dhe njëkohësisht për të aktivizuar rrjetin e alarmit, na vjen në ndihmë Sistemi i Monitorimit të Emergjencave, punë e specialistëve të Qendrës së Fizikës Bërthamore. Në rast të shpërthimeve apo rreziqeve në rajon, matjet e sistemit të monitorimit, që bëjnë specialistët e kësaj fushe, sjellin jo vetëm informim, por çka është më e rëndësishme parandalojnë rrezikun që i kanoset popullatës shqiptare. Pas informimit që bën sistemi i emergjencave mund të bëhet edhe parandalimi i marrjes së radioaktivitetit, duke gjetur kështu se cila pjesë e popullsisë rrezikohet nga uji, ajri apo toka.
Kjo do të thotë se, nëse do të kemi një shpërthim në njërin nga centralet bërthamore në Slloveni, atëherë gjendja e shpërthimit aty do të afektonte gati në të njëjtën masë edhe Shqipërinë. Për këtë, vijnë në ndihmë matjet, marrja e masave, si dhe informimi i menjëhershëm i popullatës dhe i strukturave të mbrojtjes për raste të tilla. Për katër muaj me radhë, një gjë e tillë nuk është bërë, prandaj edhe vendi ynë aktualisht është i zbuluar kundrejt çdo shpërthimi, çdo rreziku dhe përballjes me shpërthime nukleare.
Ka katër muaj, që në laboratorët e Institutit të Fizikës Bërthamore nuk bëhet asnjë matje e vlerave të rrezatimit në tokë, ajër, apo ujë. Kjo ka qenë një nga arsyet që ekzaminimet e mostrave të tokës në zonën e shpërthimit në Gërdec dhe pranë zonave të banuara përreth, janë dërguar për t‘u ekzaminuar në Siena të Italisë. Në këtë qytet ndodhet edhe njëri nga institutet më të mëdha kërkimore, specialistët e të cilit mund të thonë me siguri pas analizave nëse në zonën e Gërdecit ka apo jo elementë toksikë, si dhe rrezik të radioaktivitetit. Pra për rrjedhojë identifikohet fakti nëse popullata e kësaj zone mund të infektohet nga sëmundjet respiratore, tumorale e të tjera që shkaktohen nga ndotje të tilla.
"Në rast se në institutin tonë do të kishim ujë, energji elektrike, reagjentë dhe puna për monitorimet e emergjencave do të kryhej normalisht, atëherë ne mund të ekzaminonim lehtësisht ujin, tokën dhe ajrin në Gërdec dhe të jepnin brenda një kohe shumë të shkurtër rezultatet, nëse në ajër ka elementë radioaktivë, si pasojë e shpërthimit", sqaron njëri prej punonjësve të IFB-së, i cili bashkë me kolegët e tij nuk mund të punojë normalisht në Qendrën e Fizikës Bërthamore, pas amullisë së krijuar aty nga e ashtuquajtura reformë në kërkimin shkencor. Sipas tij, laboratorët e IFB-së, që instituti, i cili tashmë është thjesht një qendër në varësi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, mund të kryejnë shumë mirë punën e analizave, matjeve apo parandalimit të rreziqeve, qoftë edhe nga shpërthimet në rajon. Por kjo nuk mund të bëhet, për sa kohë që në këtë qendër nuk ka ujë, drita, telefon dhe internet.
Gjendja do të mbetet e tillë, derisa të zgjidhet përfundimisht problemi i reformës, problemi i kritereve të përzgjedhjes së atyre që do të lënë punën dhe atyre që do ta vazhdojnë. Shqipëria do të vazhdojë të mos kryejë asnjë matje, derisa të gjendet gjuha e përbashkët mes fizikanëve me grada shkencore dhe kritereve të vendosura nga drejtuesit për shkurtimin e 25 punonjësve nga 53 të tillë, që janë aktualisht.
Problemi i ngrirjes së punës në IFB duket se do të vazhdojë të jetë i njëjtë, derisa shteti të lëvrojë fondet për marrjet e pagave, të ndajë paratë për kërkimin shkencor, për zhvillimin e projekteve të Qendrës së Fizikës Bërthamore. Problemi i matjeve dhe i kontrollit të ushqimeve për radioaktivitet, për kontrollin e personelit që punon me rrezatim dhe vendosja në punë e rrjetit të monitorimit të emergjencave duket se nuk do të zgjidhet, derisa shteti të nxjerrë aktet nënligjore për fillimin e punës normale në IFB dhe derisa të zgjidhë "mosmarrëveshjet" me KESH-in, Ujësjellësin, Albtelekomin. Siguria kombëtare e ndërkombëtare do të vazhdojë të jetë në rrezik për sa kohë materialet radioaktive të magazinuara në IFB do të jenë të pambrojtura, sipas ligjit të institucioneve të rëndësisë së veçantë.
Mosmarrja e pagave, 4 muaj me radhë
Letra e punonjësve drejtuar Kryeministrit Berisha
"....Megjithëse VKM Nr. 563, Dt. 22.08.2007, pika 10, përcaktonte qartë se përzgjedhja e punonjësve në përbërje të Qendrës, pas atashimit të saj pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, do bëhej pa konkurrim, duke u nisur vetëm nga interesat e punëve aktuale e perspektive të saj, Rektorati i UT ka shpallur për rastin tonë konkurrim publik, gjë që nuk është bërë për asnjë institucion tjetër. Të ndodhur në këtë gjendje absurde dhe të sigurt se ju, z. Kryeministër, nuk keni fare dijeni ose, të paktën, nuk jeni informuar në mënyrë objektive për problemet tona e të Qendrës sonë, kërkojmë: Heqjen urgjente të bllokadës së turpshme të bukës për familjet tona. Zbatimin e VKM Nr. 563, Dt. 22.08.2007, për mekanizmin e përzgjedhjes së punonjësve që do të mbeten aktivë në Qendër, si dhe denoncimin urgjent të diskriminimit të ulët, që praktikohet vetëm ndaj nesh...".
Instituti i rëndësisë së veçantë
Materialet radioaktive nuk ruhen siç i parashikon ligji
Lëndët radioaktive, të cilat ndodhen në depozitat e ish- Institutit të Fizikës Bërthamore, nuk ruhen sipas kushteve të larta të sigurisë. Me një vendim të Këshillit të Ministrave, ky ish-institut i kthyer në qendër, si pasojë e reformimit në fushën shkencore, është sektor i rëndësisë së veçantë dhe materialet që ruhen në këtë institut duhet të mbrohen sipas rregullave të sigurisë së veçantë. Por, tashmë, në këtë qendër, nga dy efektivë të forcave të policisë rrallë herë mund të gjesh ndonjë "mbrojtës" të këtyre materialeve. Në të tilla kushte, ku ruhen këto lëndë radioaktive, mund t‘i lehtësojnë punën keqbërësve ose dashakeqësve, për t‘i kthyer ato edhe në bomba të "pista". Është kjo mënyra si i quajnë fizikanët të tilla manovra. Lëndët, që ruhen në ish-Institutin e Fizikës Bërthamore janë mjekësore, të kërkimit shkencor dhe të industrisë.
Takimi dypalësh Shqipëri-Itali
Ndërtimi i centralit nuklear në Shqipëri
Të mbledhur një muaj më parë në kuadër të Javës së Energjetikës, ekspertët shqiptarë dhe italianë dolën në konkluzionin se e ardhmja e burimeve të energjisë së rinovueshme është centrali bërthamor. Edhe pse përmban kosto të lartë dhe afat të gjatë, ndërtimi i një objekti të tillë do të garantonte furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike jo vetëm për vendin, por edhe për eksport, duke shtuar një tjetër avantazh: mbrojtjen e mjedisit. Ambasada italiane organizoi një muaj më parë Konferencën Ndërkombëtare "Energjia: Prodhimi, Shpërndarja dhe Kërkimet". Pjesëmarrësit diskutuan teza të ndryshme, duke dalë në përfundimin se ndërtimi i centralit bërthamor do të shmangte varësinë e dy vendeve nga shumë faktorë që kushtëzojnë prodhimin e energjisë. Thuhet për dy vendet, se nga ky projekt kërkon të përfitojë Italia, e cila është zotuar të mbështesë Shqipërinë në ndërtimin e këtij impianti aq shumë të diskutuar kohët e fundit.