Dështojnë investimet, realizohen 47 për qind
Dështimi në kryerjen e investimeve publike për muajt e parë të këtij viti është dukshëm më i madh nga ai që paraqiti në publik ministri i Financave. Ai deklaroi pak ditë më parë se mosrealizimi ishte vetëm 18 për qind, por të dhënat zyrtare tregojnë se deri tani qeveria nuk ka arritur të realizojë as gjysmën e investimeve të parashikuara. Shifrat zyrtare të tremujorit të parë tregojnë se janë realizuar vetëm 48 për qind e investimeve të planifikuara. Tre muajt e parë të vitit kanë konfirmuar edhe një herë paaftësinë e ekonomisë shqiptare të absorbojë investimet, ose shpenzimet kapitale siç njihen ndryshe, dhe kryesisht ato me financim të huaj. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për periudhën janar-shkurt janë kryer në total vetëm 5,18 miliardë lekë nga 10.8 të planifikuara në buxhet. Muajt e parë të këtij viti janë edhe më problematikë se ata të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të buxhetit për vitin e kaluar, deri në tre muajt e parë ishin realizuar 50.1 për qind e investimeve të parashikuara. Edhe në vlerë shifra e realizuar për tremujorin e parë të 2007-s është më e lartë nga kjo e këtij viti. Në fund të marsit të kaluar, qeveria kishte arritur të realizonte 5.75 miliardë lekë ose gati 550 milionë më shumë se këtë vit.
Problemi kryesor
Problemi kryesor për qeverinë vazhdojnë të mbeten investimet me financim të huaj. Shifra është jashtëzakonisht e vogël. Për tremujorin investimet me burime të huaja janë realizuar vetëm 12.7 për qind, shifër kjo në nivelin më të ulët historik. Qeveria ka mundur të realizojë nga investimet me fonde të huaja vetëm 800 milionë lekë nga 6.58 miliardë të parashikuara për tremujorin. Vitin e kaluar, për tremujorin investimet me fondet e huaja ishin realizuar 15 për qind. Është pikërisht ky zë që i mban peng investimet publike në vend, pasi projektet me fonde të brendshme janë realizuar në masën 102.9 për qind. Në total, qeveria ka parashikuar që për këtë vit të realizojë 105.58 miliardë lekë investime, duke arritur të realizojë për tremujorin vetëm 5.1 miliardë lekë ose 4.91 për qind. Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë qeveria kishte arritur të realizonte 8.23 për qind të totalit të investimeve publike.
Bode dha alarmin
"Në këtë vit jemi në të njëjtin nivel me vitin e kaluar, ndërkohë që kemi një program më ambicioz për vitin 2008", deklaroi pak ditë më parë kreu i Financave, duke lëshuar kështu një apel për kolegun e tij në qeveri, ministrin e Punëve Publike, Olldashin, që të përshpejtojë ritmet e punës. Investimet publike janë rruga kryesore me të cilën qeveria rishpërndan paratë e mbledhura nga taksat. Mosrealizimi i tyre bën që tregut t‘i mungojnë para, çka ndikon direkt dhe në rritjen ekonomike të vendit. E thënë ndryshe, nëse një qeveri nuk realizon 100 milionë dollarë nga investimet e parashikuara, atëherë tregut do t‘i mungojnë 100 milionë dollarë, të cilat mund të prodhonin punësim dhe para të tjera, por qëndrojnë të fjetura në arkën e qeverisë.
Eficenca
Vitin e kaluar, qeveria u detyrua që për të kryer shpenzimet e parashikuara në buxhet, të disbursojë vetëm në muajin dhjetor mbi 24 miliardë lekë ose rreth 300 milionë dollarë. Kjo shifër përbënte më shumë se 42.3 për qind të totalit të investimeve publike për vitin 2007, çka ngriti shumë pikëpyetje mbi cilësinë e tyre. Por për këtë vit, shuma e investimeve publike është më e madhja e parashikuar ndonjëherë në Shqipëri, gati 1.3 miliardë dollarë. Nga këto, mbi 600 milionë dollarë janë parashikuar për investime në infrastrukturë, duke e vënë qeverinë përballë një testi shumë të fortë, nëse do të arrijë apo jo t‘i shpenzojë me eficencë dhe në afatet e caktuara këto fonde.