Durrës-Kukës, sot pritet seanca në gjykatën e Tiranës
Nga Klodiana Lala
Sot në orën 10:00, në Gjykatën e Tiranës do të shqyrtohet kërkesa penale e bërë nga ish-zv/ministri i Transporteve, Armand Teliti dhe ish-drejtori juridik i kësaj ministrie, Andi Toma nën akuzë për “shpërdorim detyre”
TIRANE-Ish-zyrtarët e Ministrisë së Transporteve të vënë nën akuzë për abuzime me fondet për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për raportin voluminoz të ekspertëve, ku është përcaktuar vlera e dëmit shkaktuar shtetit shqiptar. Lajmin e pohojnë burime zyrtare të organit qendror të akuzës.
“Të pandehurit, Andi Toma, Armand Teliti dhe Lejla Saraçi janë njohur me raportin dhe në përgjigje janë shprehur se nuk kanë asnjë koment për të bërë. Kjo është një e drejtë e tyre”, - tha një burim zyrtar i prokurorisë.
Por tashmë që vetëm pak ditë kanë mbetur kur prokurori i vetëm i çështjes, Arben Kraja, do të firmosë për dosjen dhe njëkohësisht dhe për fatin e ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha, situata gjendet në një pikë kritike. Sot në orën 10:00, në Gjykatën e Tiranës do të shqyrtohet kërkesa penale e bërë nga ish-zv/ministri i Transporteve, Armand Teliti dhe ish-drejtori juridik i kësaj ministrie, Andi Toma nën akuzë për “shpërdorim detyre”, të cilët kundërshtojnë zgjatjen e afateve të hetimit nga ana e prokurorisë dhe për një muaj (6 nëntor–6 dhjetor).
Raporti
Tre ekspertë inxhinierë kanë përcaktuar vlerën reale të ndërtimit të aksit rrugor Rrëshen-Kalimash. Në raportin e dorëzuar në prokurori më datën 8 tetor 2008, ekspertët theksonin se investimi në total për Rrëshen-Kalimash kap shifrën e 1.3 miliardë eurove. Për raportin ku janë renditur shkeljet e kryera, asnjë prej tre ish-zyrtarëve të Transporteve të vënë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Në bazë të ligjit, të pandehurit nuk janë të detyruar ligjërisht të japin shpjegime. Por ndërsa prisnin të mësonin për fatin e dosjes në ngarkim të tyre, Armand Teliti, aktualisht drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile dhe Andi Toma, drejtori i përgjithshëm i Rrugëve, janë njohur me një tjetër vendim të prokurorisë për zgjatjen e afateve të hetimit edhe për një muaj (deri më 6 dhjetor). Duke e cilësuar si të paligjshëm këtë vendim, Teliti dhe Toma iu drejtuan gjykatës, duke kërkuar ndërprerjen e hetimeve dhe zgjidhjen sa më parë të çështjes. “Sot do të paraqitem në gjykatë për të paraqitur pretendimet e mia. Prokuroria ka pasur mjaft kohë në dispozicion nga data 6 tetor deri më 6 nëntor, për të vendosur për dosjen. Nëse e çmon të nevojshme që ne jemi fajtorë, le ta dërgojë për gjykim dhe përballemi”, - deklaroi Teliti. Zyrtarisht prokuroria deklaron se është brenda afateve ligjore për hetimet e dosjes Durrës-Kukës.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)