Centrali berthamor Berisha Te papranueshme zvarritjet burokratike
Kryeministri Sali Berisha mblodhi dje Task-Forcen per Mjedisin e cila mori ne shqyrtim tri projektligje ne kete fushe Per mbrojtjen e mjedisit Per vleresimin e ndikimit ne mjedis dhe Per lejet mjedisore. Z.Berisha theksoi se mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit jane objektiva madhore konstante te qeverise shqiptare prandaj eshte nje hap shume pozitiv pergatitja e nje kuadri ligjor sipas standardeve me te mira te vendeve anetare te BE-se ne fushen e mjedisit. Berisha komentoi mundesine e ngritjes se nje centrali berthamor. Une e kuptoj qe nje central berthamor duhet te kerkoje nje kohe relativisht te gjate studimesh te gjithanshme qe Ministria e Mjedisit te shprehet per po ose jo per ndertimin e tij. Kjo eshte normale pasi keto jane studime komplekse. Pavaresisht vullnetit qe une mund te kem ato do te duan te gjithe kohen e duhur. Por central berthamor ky vend do te ndertoje nje. Ate ne e leme ne rastin e vecante dhe nuk bejme qe kohezgjatja e tij te pasqyrohet mbi te gjitha procedurat e tjera. Nuk ka asgje me te papranueshme se zvarritje burokratike - tha ai. Me tej duke u ndalur vecanerisht ne lejet mjedisore Kryeministri kerkoi qe projektligji te respektoje arritjet ne fushen e licencimit dhe lejeve duke mbeshtetur mendimin e pergjithshem qe si sportel hyres per to te jete Qendra Kombetare e Lejeve dhe Licencave. Kryeministri e konsideroi kete hap te domosdoshem per te rritur transparencen e procesit njekohesisht edhe si garanci shtese e afateve kushteve e rrethanave ne te cilat duhet te leshohet leja. Qendra Kombetare e Lejeve dhe Licencave ka dy parime transparencen dhe kohen sa me te shkurter te mundshme. Ne nuk duhet te kemi asnje hezitim per te rendur pas kohes me te shkurte te mundshme. Ne jemi nje vend i vogel me nje administrate te vogel po ecim drejt dixhitalizimit dhe kemi vertet mundesi te plota te shkurtojme afatet - tha z. Berisha.