E Diel, 1 Nëntor 2026

Centrali bërthamorqeveria po krijonkuadrin ligjor

TIRANE- Qeveria po përgatit kuadrin ligjor për ti hapur rrugë ndërtimit të centralit bërthamor. Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar ndryshime në marrëveshjen mes vendit tonë dhe Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore.

Të gjitha këto ndryshime i paraprijnë nismës që parashikohet të ndërmarrë Shqipëria në ngritjen e një centrali nuklear.

“Me vendim të Këshillit të Ministrave është krijuar Agjencia Kombëtare Bërthamore si një institucion që ka për mision hartimin e programit kombëtar bërthamor dhe ka detyrat e objektivat e saj që lidhen me hartimin e kuadrit të plotë ligjor në mbështetje të programit bërthamor kombëtar ”u shpreh Milo Kuneshka, Agjencia Kombëtare Bërthamore

Hapi i parë për realizimin e projektit të centralit bërthamor ishte ngritja e Agjencisë Bërthamore. Ky institucion ka si detyrë parësore hartimin e programit kombëtar të energjisë nukleare.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›