PS: Ndryshimet nërregulloren e Kuvenditthellojnë krizën
TIRANE- U zhvillua sot mbledhja e rradhës e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Deputetet socialistë diskutuan mbi krizën politike, institucionale e ekonomike që –sipas tyre - ka krijuar qëndrimi bllokues i mazhorancës, si dhe refuzimin nga ana e saj të një angazhimi serioz për gjetjen e një zgjidhjeje konsensuale dhe të qëndrueshme që do të ndihmonte kapërcimin e situatës së vështirë në të cilën ndodhet sot vendi.
Grupi Parlamentar Socialist diskutoi gjithashtu sërish mbi ndryshimet e Rregullores së Kuvendit të propozuara nga mazhoranca të cilat janë përfshirë në rendin e ditës së séancës së ditës së enjte. Edhe për këtë cështje Grupi Socialist nuk ka ndryshuar qëndrim duke i vlerësuar se ndryshimet e propozuara në mënyrë të njëanshme nga ana e mazhorancës janë në kundërshtim me praktikat e funksionimit të një parlamenti demokratik evropian.
Sipas socialisteve, miratimi i njëanshëm nga ana e mazhorancës i ndryshimeve të propozuara do të prodhojë pa më të voglin dyshim thellimin e mëtejshëm të krizës politike dhe do të cenojë në mënyrë të drejtpërdrejtë pavarësinë e institucioneve kushtetuese të vendit.
(m.a/News24/BalkanWeb)