Gramsh, arrestohet57 vjecari, tentoi tëdhunojë një të mitur
GRAMSH - Një 57 vjeçar, që ka shfrytëzuar mikëpritjen e një familjeje në një fshat të Gramshit për të abuzuar me fëmijën e tyre, u arrestua të mërkurën i dyshuar për pedofili.
Burime të policisë lokale, deklaruan se Hekur Kapinova, nga fshati Selvie i rrethit të Gramshit, u arrestua për "vepra të turpshme me të mitur". Sipas policisë, i arrestuari natën e shkuar është paraqitur tek familja e shtetasit SH.ç në fshatin Dushk, Gramsh, si nevojtar për të kaluar natën.
Pasi ka pushuar, nën kërcënimin e një thike, ai i është afruar djalit të pronarit të shtëpisë dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të miturin.
Pasi u largua, Kapinova u denoncua në polici nga babai i të miturit. Mësohet se i arrestuari ka qenë i dënuar më parë për "vjedhje" dhe "marrëdhënieve seksuale me të mitur".
(e.n/ata/BalkanWeb)