E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanovic: Referendumi krijon konflikte me Serbinë

Sekretari shtetëror për Kosovën, Oliver Ivanoviç, nuk ia ka dalë të bindë kryetarët e komunave paralele në veri të Kosovës që të heqin dorë nga referendumi.

Referendumi në veri do të mbahet më 14 dhe 15 shkurt, vendosën katër kryetarët paralelë dhe i ashtuquajturi kryetar i Qarkut të Mitrovicës.

“Rezultati i referendumit dihet paraprakisht”, ka thënë Ivanoviç, sipas të cilit përfaqësuesit serbë “bashkë me popullin, që më 25 korrik kanë thënë se nuk i duan institucionet e Kosovës dhe të EULEX-it”.

"Pra, jo Prishtina, jo Brukseli, dhe në këtë mënyrë drejtpërdrejtë e vënë në pikëpyetje edhe komunikimin me Beogradin... Unë ju kam thënë se, sipas mendimit tim ky pozicion politikisht dhe praktikisht është i paqëndrueshëm”, ka thënë Ivanoviç për B92.

“Njerëzit seriozë në Kosovë pyesin se çfarë politike është kjo që sjellë konflikte mes përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe pushtetit të Serbisë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›