Ceremoni përkujtimore në Letoni në nder të Dëshmorëve të Atdheut, major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Në Batalionin e Xhenios dhe në Camp Adazi, Letoni, u zhvilluan ceremoni përkujtimore për nder të Dëshmorëve të Atdheut, major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj, në 6-vjetorin e rënies së tyre në krye të detyrës.
“Me nderim dhe respekt të thellë, përulemi para sakrificës së tyre, duke u zotuar të mbajmë gjallë kujtimin dhe mesazhin që ata përfaqësuan, dhe të vazhdojmë të mbrojmë vlerat dhe idealet për të cilat dhanë jetën. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Atdheut!”, theksoi Ministria e Mbrojtjes në një postim në rrjetet sociale.
Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO “Enhanced Forward Presence” në Letoni, humbën jetën, gjatë kryerjes së detyrave luftarake.
Zarife Hasanaj humbi jetën menjëherë në vendngjarje më datë 6 maj 2019, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital, duke mos i rezistuar dot plagëve të marra nga shpërthimi i eksplozivit. /j.p/
1 nga 10