E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceremonia e 4 policëve të vrarë, Basha:Krenaria e atdheut

Gjatë ceremonisë në Varrezat e Dëshmorëve, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha duke shprehur vlerësimin më të lartë të këtyre policëve, u shpreh se ata dhanë jetën për vlerat më të larta për atdheut.

“Ndodhem sot këtu në përvjetorin e parë për të përkujtuar katër dëshmorët e atdheut, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për vlerat më të larta të atdheut. Ata ishin katër nga më të mirët e policisë së shtetit. E madhe është krenaria e atyre që ju njohën, e të gjithë shqiptarëve, familjes së madhe për të cilët ju dhatë jetën”, u shpreh Basha.

Kreu i rendit duke iu drejtuar familjarëve, tha se Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe qeveria kanë marrë dhe do të marrin të gjitha masat kundër krimit të organizuar.

Ai kujtoi se Parlamenti me anë të një ligji do të japë detyrimet që shteti shqiptar ka ndaj 4 policëve të vrarë. Ministri Basha kujtoi policisë së shtetit se beteja e tyre me krimin është e vazhdueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›