E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, metalurgët kërcënojnë nisjen e një greve urie

Gjatë ditës së hënë, grevistët janë shprehur se presin një takim me drejtuesit e kompanisë Kurum, për kërkesat e tyre.

Disa nga kërkesat e metalurgëve janë largimi i disa drejtuesve të sektorëve në fabrikën e metalurgjikut. Metalurgët kanë kërcënuar sot se nëse nuk do të zgjidhen kërkesat e tyre në orën 12:00 do të nisin grevën e urisë nëpër çadra.

Prokuroria ditë më parë bëri të ditur se shumë prej punëtorëve janë kërcënuar që të marrin pjesë në grevë, ndërsa kompania Kurum e vlerëson të pa ligjshme protestën, duke theksuar se do të ndërpresë komplet punën nëse greva vazhdon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›