E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceremonia e 43-të vjetore e çmimeve të muzikës Kantri

Kenny ChesneyKenny Chesney fiton për të katërtën herë radhazi çmimin "Argëtuesi i vitit"në ceremoinë e 43-të vjetore të akademisë së muzikës Kantri. Me këtë çmim, Chesney barazohet me Garth Brooks dhe është një çmim mbrapa grupit legjendar të muzikës Kantri, "Alabama", i cili ka fituar pesë çmime të para radhazi.

Chesney e fitoi çmimin e parë nëpërmjet votimeve në Internet, hera e parë që fituesit nuk u përcaktuan nga anëtarët e akademisë.

Chesney tha se nuk ishte dakord me këtë mënyrë votimi pasi ajo është një farë mase shprehje e mungesës së respektit për artistët.  Ai tha se amatorët e muzikës duhet të përfshihen në procesin e zgjedhjes së fituesve, por jo duke shtypur butona në Internet.

Carrie Underwood dhe Brad PaisleyBrad Paisley mori çmimin si këngëtari më i mirë për të dytën herë radhazi.  Carrie Underwood fitoi çmimin këngëtarja më e mirë, edhe ajo për të dytën herë radhazi.

Ceremonia e 43-të vjetore e çmimeve të mizikës Kantri u mbajt në Las Vegas të shtetit perëndimor amerikan të Nevadës. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›