Gazsjellësi EGL, arrihet pakti me kompaninë Iraniane
Zvicerania EGL duket se i ka kopsitur përfundimisht letrat me kompaninë e gazit të Iranit, për ndërtimin e gazsjellësit drejt Italisë.
Sipas lajmit nga agjencia FARS e Iranit, Kompania Kombëtare e Eksportit të gazit NIGEC, ka nënshkruar një kontratë afatgjatë, me kompaninë Zvicerane EGL, për të sjellë gaz nga Irani në Evropë duke filluar nga viti 2009. “Investimi pritet të kapë vlerën e 40 miliardë eurove”, tha drejtori i përgjithshëm i NIGEC, Na’srallah Seifi. Sipas tij, menjëherë pas ndërtimit të gazsjellësit, rreth 5.5 miliardë metra kub gaz do të shkojnë në Zvicër, duke shfrytëzuar gazsjellësin që kalon nga Turqia në Greqi, Shqipëri dhe Itali. Ai shtoi se duke filluar nga viti tjetër, Irani do të shtojë prodhimin e gazit natyral, ndërkohë që EGL do të ndërtojë gazsjellësin Trans-Adriatik, nga jugu i Greqisë, nëpërmjet Shqipërisë drejt jugut të Italisë. Më herët gjatë këtij muaji, Royal Dutch Shell, e cila renditet si kompania e dytë joqeveritare në botë për nga madhësia, vendosi të tërhiqet nga një marrëveshje gazi në Iran. Marrëveshja ishte firmosur në vitin 2002 për zhvillimin e nxjerrjes së gazit në Iran. Tërheqja, sipas agjencive, erdhi si rezultat i presionit të SHBA-ve, për të shmangur investimet në Iran.