E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceremonia e hapjes, 3 orë e gjysmë spektakël

Sot pasdite (ora 14.00 me orën shqiptare) ceremonia e hapjes së Olimpiadës së Pekinit

Sot zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike "Pekin 2008" dhe e gjithë bota do të fokusohet aty ku do të nisë aventura e Olimpiadës nr.29. Organizatorët kanë bërë të ditur se ceremonia e hapjes do të zgjasë 3 orë e 30 minuta, ku muzika live do të këndohet nga Liu Huan dhe Sarah Brightman. Para se të nisë ceremonia, për 75 minuta, të pranishmit do të dëgjojnë muzikë folk dhe etnike si dhe shumë koreografi. Pjesa e parë e ceremonisë do të zgjasë gati një orë dhe do të jetë e ndarë në dy faza: një me temë nga Kina antike dhe tjetra me temë nga Kina moderne. Pjesa e dytë e ceremonisë do të zgjasë 2 orë e gjysmë, e cila përfshin ritualet e zakonshme olimpike, një deklaratë të presidentit kinez, Hu Jintao, dhe sfilatën e gjatë të delegacioneve të pranishme në Pekin. Më pas, më shumë se 30 mijë fishekzjarre do të ndezin qiellin e Pekinit. Gjatë ceremonisë, meteorologët parashikojnë disa reshje të lehta shiu, por që nuk do të pengojnë zhvillimin normal të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›