E Diel, 1 Nëntor 2026

Velipojë, vdes në det 56-vjeçari nga Ferizaj

Velipojë-Një turist kosovar ka humbur jetën në plazhin e Velipojës, teksa ka qenë duke u larë në det. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se viktimë është shtetasi 56-vjeç, Fehmi Qerrolli.

“Shtetasi 56-vjeçar, banor i Ferizajt të Kosovës ka ndërruar jetë sapo ka hyrë në ujë, në plazhin e Velipojës, ku ka qenë me pushime me familjen e tij”- thonë burimet policore.

Mësohets e viktima ka qenë pushues rezidencial në këtë bregdet, së bashku me familjen, por ende nuk përcaktohet shkaku i vdekjes.

Të afërm janë mundur ta ndihmojnë, por ai ka qenë pa shenja jete kur e kanë nxjerrë në tokë dhe çdo lloj ndihme ka qenë e kotë.

Ekspertët, të njoftuar për ngjarjen kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar për shkakun e vdekjes. Nuk dihet ende nëse ai ka ndërruar jetë nga mbytja në ujë, apo si pasojë e ndonjë goditjeje në zemër, fill pas kontaktit me ujin e ftohtë.

“Do të priten përgjigjet e raportit mjeko-ligjor”- thanë të njëjtat burime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›