Tirane shperthen gjeneratori dy te plagosur

Një gjenerator ka shpërthyer në zonën e Lundrës në Tiranë, si pasojë e së cilës kanë mbetur të plagosur dy persona. Shkëlzen Domi 52 vjeç dhe Xhevdet Pojana 54 vjeç ishin duke salduar pranë çisternave të një karburanti, çfarë ka sjellë edhe shpërthimin e gjeneratorit. Të dy të plagosurit u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësorë në Spitalin Ushtarak, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa forca të shumta të zjarrëfikëses së Tiranës shkuan menjëherë në vendgjarje dhe lokalizuan flakët e zjarrit, duke shmangur rrezikun që ato të përfshinin edhe një karburant aty pranë. Në një lidhje telefonike për “ABC News”, shefi i zjarrëfikësës së Tiranes, Haki Hoxha deklaroi se flakët e zjarrit u lokalizuan brenda disa minutave, ndërsa shkaku i zjarrit ishte një gabim njerëzor nga dy punëtorët që po saldonin pranë cisternës së karburantit.