Ceremonia e percjelljes se grupit te Forcave te Armatosura ne Afganistan

U zhvillua sot ceremonia e përcjelljes së grupit të Forcave të Armatosura në Afganistan. Trupat ushtarakë nisen në mision në kuadër të bashkëpunimit me NATO. Në këtë ceremoni morën pjesë, kryeministri, Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjenerali, Xhemal Gjunkshi, ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu. Në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni, ambasadori Arvizu vlerësoi kontributin e Shqipërisë në NATO. “Shqipëria renditet e dyta për kontributin e saj në NATO. Ajo ka 327 trupa në Afganistan”, vuri në dukje Arvizu, gjatë fjalës së tij.
Ndërkohë që, kryeministri, Sali Berisha vuri në dukje faktin se Shqipëria përmbush detyrimet e saj në NATO. “Ky mision vjen pas disa muajsh trajnimesh nga ana e Forcave të Armatosura. Ky është një ndër misionet për të cilat ne do të ndihemi krenarë. Trupat shqiptarë do t’u vijnë në ndihmë trupave afganë. Ushtria e denjë për misionet e NATO-s. Falënderoj ambasadorin Arvizu për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë”, u shpreh kryeministri Berisha.