E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadare: Ia dhashë dorëshkrimin Nexhmijes nga frika e internimit. Nexhmija: Ishte dhuratë

Share

Mediat këto ditë kanë si argument kryesor një padi të shkrimtarit Ismail Kadare ndaj Nexhmije Hoxhes, të vesë së diktatorit Enver Hoxha. Shkrimtari kërkon dorëshkrimin origjinal të romanit Dimri i vetmisë së madhe.

Në padinë e shkrimtarit thuhet se ai e dorëzoi dorëshkrimin pasi e veja e diktatorit i shkoi në shtëpi në vitin 1972. Gjatë bisedës, Nexhmija i kërkon Ismail Kadaresë se meqenëse ai e kishte shtëpinë shumë të vogël, tia jepte asaj dorëshkrimin e librit Dimri i vetmisë së madhe. Arsyeja e kërkesës së këtij dorëshkrimi ishte dërgimi në arkivin e partisë. Shkrimtari pretendon në padi se e ka dorëzuar dorëshkrimin pa asnjë akt dhurimi, ndërsa shkruan se duke parë influencën e madhe të zonjës Nexhmije Hoxha në atë kohë, ndihej i rrezikuar dhe mund të përndiqej.

Mësohet se në arkiv është dërguar vetëm një fotokopje e dorëshkrimit, të cilën e ka marrë edhe shkrimtari.

Vetë Nexhmije Hoxha nuk është prononcuar për mediat, duke thënë se pret të shohë çpërmban padia për të, por nusja e saj, Teuta, ka shpjeguar për Panorama se Kadare ia ka dhuruar dorëshkrimin Nexhmije Hoxhës dhe nuk e ka kërkuar asnjëherë, pavarësisht fjalëve të ndërmjetësve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›