Ceremonia, përkujtohet shkrimtari Mitrush Kuteli

Tiranë, 4 maj, NOA Përmes një ceremonie të posaçme sot u përkujtua një ndër figurat më qendrore të letërsisë së shekullit XX, Dhimitër Pasko, ose siç njihet në historinë e letrave shqipe me emrin, Mitrush Kuteli.
Data 4 maj e vitit 1967 shënon përkatësisht ndarjen nga jeta të një prej personaliteteve më përfaqësues të kulturës sonë kombëtare, Mitrush Kutelit.
Pas rënies së sistemit totalitar, Mitrush Kuteli, krahas shumë emrave të tjerë të anatemuar, ishte ndër ata autorë të cilëve kritika dhe studimet letrare u kushtuan një vëmendje të veçantë, u tha gjatë kësaj ceremonie.
Sikundër, u deklarua se Mitrush Kuteli dhe vepra e krijuar prej tij, shfaqet në letrat shqipe të gjysmës së parë të shekullit XX, jo thjesht si një emër i nënrenditur krijuesi, por si dukuri letrare, e cila do të ridimensiononte krejt sistemin letrar shqiptar, duke mbrujtur në të frymën e modernitetit.
Në fund, u nënvizua se ajo që të gjithë ne ndiejmë në këto vite është se sa herë mblidhemi për të kujtuar jetën dhe veprën e Mitrush Kutelit, kuptojmë se gjithmonë na mbetet diçka e pathënë. Dhe kjo ndodh, sepse e tillë ishte jeta dhe vepra që ai krijoi. Një vepër e cila del jashtë kohës së tij, dhe komunikon me të gjitha gjeneratat, madje edhe me kohën tjetër, të nesërmen e cila do të jetë krijesë e shumëkohësisë shqiptare.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")