E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, 19 të vdekur nga rrëzimi i një autobusi

LUCKNOW- Të paktën 19 persona kanë humbur jetën sot nga rrëzimi i një autobusi, në veri të Indisë, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

"Të paktën 23 pasagjerë janë shtruar në spital pas aksidentit, që ndodhi në Etah, rreth 265 kilometra nga Lucknow", theksuan burimet zyrtare vendase.

"Drejtuesi humbi kontrollin e automjetit, ndërsa u përpoq të parakalonte një kamion", shtuan burimet zyrtare indiane.

Javën e kaluar, të paktën 33 persona humbën jetën në veri të vendit nga një aksident automobilistik. Më tepër se 130 000 persona kanë humbur jetën nga aksidentet automobilistike në Indi, në vitin 2011, sipas burimeve.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›