E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet elektorale të 23 qershorit, të verbërit në votime pa shoqërues

TIRANË- Personat e verbër do të kenë mundësi të marrin pjesë të vetëm në votimet e 23 qershorit pa qenë nevoja e një shoqëruesi të posaçëm.

Projekti i mbështetur nga OSBE dhe ambasada gjermane synon të krijojë infrastrukturën e nevojshme zgjedhore në shërbim të personave të verbër përfshirë edhe fletën e votimit në gjuhën brail.

Kreu i Këshillit Kombëtar të personave me aftësi të kufizuar Sinan Tafaj, shprehu shqetësimin e tij se invalidët në Shqipëri vijojnë të përballen me shumë barriera që i privojnë ata nga e drejta e votës dhe e përfshirjes në procesin elektoral si gjithë të tjerët

“Personat me aftësi të kufizuar, kanë një seri problemesh për të arritur deri tek kutia e votimit. Kanë probleme gjithashtu edhe për të komunikuar me fletën e votimit. Këtë problem më të madh e ke i ne të verbrit. Ne duhet të japim sinjale të qarta, që përjashtimit shoqëror duhet ti vijë fundi”, tha pafaj.

Në sintoni me kreun e PAK, Tafaj është shprehur edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani.

“Vlerësojmë sigurimin e aksesit në qendrat e votimit, mbrojtjen e së drejtës së personave me aftësi të kufizuar, për të votuar me votë të fshehtë, pa kërcënim”, u shpreh Totozani.

Sipas kryetares se KQZ-së Lefterie Lleshi personat me aftësi të kufizuar do mund të votojnë normalisht në 23 qershor falë lehtësive që do tu ofrohen në cdo qendër votimi

“Ajo cfarë i kemi kërkuar njësive vendore, të jenë këto qendra votimi në katet e para të projekteve” tha Lleshi.

Proçedura e re do tu mundësoje të verbërve të votojnë në fleta të posaçme votimi të shoqëruara nga një shabllon tip mbi të cilin forcat politike dhe numrat përgjegjës do të jene shkruar në alfabetin brail. 

Për mënyrën e re të votimit fillimisht do të trajnohen 100 persona të verbër , të cilët më pas do kthehen në trajnerë për personat e tjerë të këtij komuniteti.

Në nisje të aktivitetit trajnues ishte i pranishëm edhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfart si dhe zv/ambasadori gjerman Erik Tintrup.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›