Serbia e Bosnja kundër pranisë së Jahjagës në Ohër
PRISHTINE - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka marrë ftesë zyrtare nga organizatorët e Samitit në Ohër. Burime zyrtare nga Presidenca kosovare bëjnë të ditur se pjesëmarrja e Kosovës është pamundësuar për shkak të kundërshtimeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
“Kjo bie në kundërshtim me parimin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, si parakusht i integrimeve evropiane. Përfaqësimi i Kosovës në çdo nismë rajonale dhe ndërkombëtare bëhet mbi bazën e barabarësisë dhe është në frymën e respektimit të subjektivitetit dhe pavarësisë së secilit shtet. Republika e Kosovës është dëshmuar si një faktor paqeje në Ballkanin Perëndimor dhe po kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit. Ajo ka ndërtuar politika të fqinjësisë së mirë dhe të respektimit të ndërsjellë dhe përfshirja e saj në nismat rajonale do të ndihmonte në tejkalimin e dallimeve dhe pasojave të së kaluarës”,- thuhet në reagimin e presidencës.
Sipas njoftimit të Presidencës, “pengesat e paraqitura nga pala e tretë për pjesëmarrjen e Kosovës në këto nisma janë në kundërshtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel, me të cilën asnjëra palë nuk do të pengojë dhe as inkurajojë dikë tjetër që të bllokojë përparimin në rrugën e integrimeve”.
Fundjavën e ardhshme, në Ohër do të mbahet samiti i presidentëve dhe kryeministrave të Ballkanit.
(er.nu/rel/BalkanWeb)