Cërrik, mbyten dy maune në lumë, njëra me gjela deti
Makinat e mëdha, njëra e mbushur me gjela deti dhe tjetra me lëndë drusore janë mbytur në aksin Cërrik-Gramsh. Maunja e parë ishte e ngarkuar me rreth 2000 gjela deti, ndërsa kanë ngordhur tashmë pasi janë zhytur plotësisht në ujërat e turbullta të lumit, i cili ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të shumta. Zona ku u fundosën maunet ishte e përmbytur prej ditës së djeshme. Tashmë veterinerët do t’iu duhet të groposin gjelat e detit, shpendi specifik i festës së fundivit.